75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj takohet me ministrin e Arsimit: Nisja e mësimit të organizohet sipas planit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe ministrinë e Arsimit.

“Fillimi i mësimit të organizohen në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet e tjera relevante”, ka thënë Zemaj.