75 Mall Live Search
12:27 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj takohet me Reshitajn, flasin për situatën pandemike në vend

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në një takim një delegacion të Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

Ajo, veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’u ofruar vende pune specialistëve të papunë, si edhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19. Ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë