75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / OSH

Zemaj takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, David Quarrey

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, Ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, David Quarrey.

Quarrey përmes një cicërime në Twitter ka theksuar mbështetjen e madhe të Mbretërisë së Bahkuar për Kosovën.

Ai falenderoj po ashtu Zemaj në pritjen e të evakuuarve nga Afganistani.

“ Mirë ta takoj me ambasadorin @AstritZemaj sot. Përsërita mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe trajektoren e saj euroatlantike. Gjithashtu e falënderoi atë për bujarinë e Kosovës në pritjen e të evakuuarve nga Afganistani dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë”, tha ai.