75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj takon Mustafën, flasin për gatishmërinë e institucioneve për çdo skenar të mundshëm, në përballje me Covidin-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar kryetarin e partisë së tij Isa Mustafa, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me situatën epidemiologjike në vend  si edhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë, transmeton IndeksOnline.

“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet, që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim.

Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë më tej”, ka shkruar Zemaj.