Ambasadori Zemaj, takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, z. Thomas Goffus. Zemaj këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij “Facebook”.
Postimi i plotë:
Një takim i rëndësishëm sot me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, z. Thomas Goffus.
I jemi mirënjohës #NATO-s dhe Misioneve të saja në Republikën e Kosovës, NALT(NATO Advisory Liaison Team) dhe KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë si dhe për përkushtimin e fortë në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.