Zemaj takon shefin e UNICEF: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në një takim shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, me të cilin siç ka bërë të ditur janë dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave antiCovid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes.
Ai ka thënë se janë në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës antiCovid.
“Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat e tjera që menaxhojnë shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa”, ka shkruar Zemaj.