75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / OSH

Zemaj thotë se po bën përpjekje që pacientët të kenë furnizime të bollshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se spitalet e Përgjithshme dhe klinikat për furnizime me barna dhe paisje medicionale, janë prioritet për të, shkruan IndeksOnline.

Zemaj tha se janë duke bërë çdo çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientë.

Postimi:

Spitalet e Përgjithshme dhe klinikat për furnizime me barna dhe paisje medicionale, janë prioritet!

Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie.

Po bëjmë çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientët tanë.

Në Klinikën e Radiologjisë po investojmë, Rentgeni statik është investimi më i ri. Nuk do të ndalemi.

Të nderuar qytetarë,

Duke respektuar masat anti covid, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienen personale, jo vetëm që do t’ia lehtësojmë jetën vetes dhe familjes, por edhe punën e personelit shëndetësor dhe shtetin.

Bashkë ia dalim!