75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Qytetarët t’i mbajnë maskat për vete e për ekonominë!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në fushatën për vetëdijsimin e qytetarëve për barjen e maskave ka shpërndarë një videospot ku tregon mbarëvajtjen e policisë në tërë Prishtinën.

Në videospot shihet se Policia e Kosovës po kujdeset që qytetarët t’i vendosin çdo herë maskat.

Zemaj me ketë rast ka thënë se duhet mbajtur maska për veten e të tjerët, po ashtu edhe për ekonominë.

“Mbaje maskën për veten dhe të tjerët, mbaje maskën për ekonominë!”, tha ai./IndeksOnline/