20:55 / E Martë, 07 Korrik 2020

Zemaj thotë se 80 % e të infektuarve me koronavirus janë pa simptoma

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Rubikon ka bërë të ditur se 80 % e të infektuarve me koronavirus janë pa simptoma, shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë ka kapacitete të mjaftueshme të personelit shëndetësor dhe se situata vazhdon të jetë nën kontroll.

Ministri i Shëndetësisë tha se në shtimin e rasteve të reja ka të bëj me lëvizjen e pakontrolluar të qytetarëve.

“Në fund të muajit maj filluam që të lëvizin qytetarët në mënyrë të pakontrolluar dhe një lirim i përnjëhershëm që nga 1 qershori.

Ne kishim një analizë që do të kishte rritje të rasteve por jo që të mbingarkonin klinikat në mënyrë që të vazhdonim me lehtësimin e masave për shkak të domosdoshmërisë.

Diku nga 100% të rasteve 80% janë raste pa simptoma pra vetëm janë të infektuar e nuk kanë ndonjë simptomë.

Ne po ta kishim situatën e mbyllur, pasi mundësia në karantinë me u infektu ishte shumë e vogël, njerëzit i respektonin masat ndoshta jo nga dëshira por nga detyrimi. E pastaj ndikuan edhe rastet e festave që njerëzit dilnin e vizitonin.

Kemi kapacitete të mjaftueshme, klinikat janë të ngarkuara por jo të stërmbushura”, tha ai./IndeksOnline/

Mos i humb