Zemaj thotë se LDK ka njerëz me potencial për president të vendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, i cili për këtë temë tha se “negociatat u takojnë subjekteve politike”.
Ndërsa, i pyetur nëse LDK do të ketë këndidatin e vet për president, Zemaj tha se “akoma nuk ka vendim politik”, duke vlerësuar se në partinë e tij ka njerëz me potencial për pozita të larta shtetërore.
“Negociatat u takojnë subjekteve politike apo hapja e një teme si do të mbarëvahet a do ta ketë konsensusin e një emri që propozohet. I takon çdo subjekti politik parlamentar që duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së presidentit…Negociatat i takojnë subjekteve politike”, tha Zemaj për KosovaPress, transmeton Gazeta Express.
“Nuk është bisedu që a do të kemi kandidat, gjithmonë kemi pas potencial që të kemi njerëz që janë shembull në udhëheqje e lidership, qoftë për president a kryeministër…Nuk ka vendim politik të LDK-së”, u përgjigj Zemaj kur u pyet nëse LDK ka kandidat për president.

