75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj thotë se lufta e përbashkët ndaj Covid-19 solli rezulate të mira

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e mbajtur me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka apeluar që të vazhdojmë të mbrohemi ndaj Covid-19.

Ai tha se lufta jonë e përbashkët, ka sjellur rezultate të mira, por këto rezultate nuk duhet të na lejojnë që të lirohemi përtej mase dhe ta humbim besimin, përkushtimin dhe disiplinën, shkruan Indeksonline.

Tutje, Zemaj thotë se masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor janë konform strategjisë, protokolleve dhe udhëzuesve, mbi të gjitha rekomandimeve që dalin nga vlerësimi i situatës epidemiologjike.

“Sot ky vlerësim është hap i rëndësishëm sepse krahas punës dhe përditshmërisë në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19, duhet të theksojmë, mbi të gjitha të kërkojmë dhe insistojmë në disiplinë dhe korrektësi e bashkëpunim të ndërsjellë prindër-nxënës-mësimdhënës dhe institucionet tona qendrore dhe lokale”./Indeksonline/