18:44 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj thotë se nga e hëna qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media kan shpalosur vendimet e reja rreth Covid-19.

Zemaj ka thënë se situata është e menaxhueshme ndonëse ka rritje të lehtë të të infektuarve.

“ Virusi akoma është aktive por kërkon kujdes dhe zbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë.

Që nga dita e hënë, 8 qershor 2020, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës nga cili do shtet nuk do t’i nënshtrohen masës së vet-izolimit shtëpiak 7 ditor.

Ndërsa, në vend të testimit të obliguar për Covid -19 për ata që hyjnë, do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vet QKMF-të brenda komunave.

Pas analizës së bërë me hapjen e kufijëve IKSHPK rekmdandon: kontrollin e detajuar shëndetësor për qytetarët që hyjnë në Kosovë dhe adresën e tyre, kontrollimi do të kryhet për temepraturën dhe shenjat që përkojnë me Covid-19”, tha ai./IndeksOnline/