75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 05 Maj 2025 / S Z

Zemaj thotë se nuk mund të ndërrohen rregullat në mes të lojës

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj  ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive, për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Ai tha se tashmë është e qartë se pa një marrëveshje politike, nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

“Është e qartë se pa pasur një marrëveshje politike dhe pa u definu se cila parti ose cili subjet mund ta sigurojë shumicen për të krijuar kuvendin dhe qeverinë, s’mendoj që do të ketë ndonjë rezultat. Ndërsa për kryeneqësinë për mënyren e udhëheqes së seancës, kemi folur shumë. Nëse vazhdon shkelja e njëjtë atëherë nuk është e mirë as për kuvendin as për demokracinë, forma se qysh po tentohet të imponohet  zgjedhja e kryeparlamentarit”, tha Zemaj..

 Ndërsa foli dhe për gjuhen e deputetëve të VV-së pas përfundimit të seancave. Ai tha se deputetët e VV-së ndryshe sillen brenda në sallë dhe ndryshe kur dalin nga salla.

“Gjuha e tyre është agresive, shqetësuese. Shpesh herë dhe ofendues. Ndëra sjellja e tyre brenda sallës është ndryshe,. Duhet t’i thirrin ndërgjegjes dhe përgjegjësisë që kanë, duhet t’i sigurojnë 61 deputetë dhe tek atëherë mund të kemi konstituim të kuvendit. Në sallë sillen se janë bashkëpunues dhe janë tepër demokrat”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për votimin e fshehtë i cili së fundi u porpozua nga VV-ja, Zemaj tha se rregullat nuk mund të ndërrohen në mes të lojës apo në fund të saj.

“Nuk mund të ndërrohen  rregullat në mes të lojës, apo në fund të saj. Seanca ka nisur me zgjedhjen me votim të hapur dhe është më shumë demokratike. Forma si po duan tash është jo demokratike”, tha ai..