75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Zemaj thotë se nuk ua kemi mbyllur dyert diasporës, fton për respektim të masave

Zemaj në një konferencë shtypi,  ka  treguar se ka zhvilluar jë takim me aktorët relevantë, të cilët po menaxhojnë dhe përcjellin nga afër situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19, duke thënë se Kosova tashmë po mirëpret mërgimtarët, të cilët ndonëse vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të Covidit, Kosova ka vendosur të mos ua mbyll dyert, raporton IndeksOnline.

Ai ka treguar se cilës kategori të qytetarëve që udhëtojnë për në Kosovë, u kërkohet testi PCR.

“Duke parë që këto ditë kemi fluks të madh edhe të bashkatdhetarve, duhet të jemi të kujdesshëm. Është e kotë vendosja dhe koordinimi i aktiviteteve nëse ato nuk zbatohen. I kemi koordinuar ajktivitetet kemi nxjerr raporte të të gjitha niveleve dhe inspektoratet lokale me kryetartët e komunave, ne edhe dje jemi detyruar të jepnim sqarime se dhe qytetatër duhet të kontribuojnë të cilët kanë edhe shtetësi kosovare nuk kanë nevojë të kenë testet PCR, ndërsa kjo u kërkohet  atyre që nuk kanë vendbanim në Koosvë”, tha Zemaj.

Ai ka treguar se kanë shtuar numrin e inspektorëve në nivel vendi, duke lutur kështu qytetarët, qoftë nga diaspora, por edhe vendës, që të respektojnë në maksimum masat e marra nga institucionet në parandalimin e Covidit-19.

“Ajo që më duhet të them që të gjithë bashkatdhetarët ju e dini që vijnë nga vendet me rrezik të lartë të infeksionit dhe vijnë nga vendet që kanë marrë vendim, Kosova nuk e ka atë vendim, ta mbajnë situatën nën kontroll, por dëshirojmë që të gjithë të jenë vigjilentë, por edhe qytetaret të shmangin aktivitetet e grumbullimit. Përtej pandemisë ne u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit dhe të kontribuojnë të mos ketë mbingarkesë të institucioneve shëndetësore.\IndeksOnline/