75 Mall Live Search
15:22 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj tregon për intensitetin e lartë të punës, formohen disa borde e hapen procedura për sigurim të testeve serologjike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e përfaqësues nga IKShPK-ja, ka folur në lidhje me angazhimet që kjo ministri ka pasur gjatë kësaj periudhe të fundit, raporton IndeksOnline.

Zemaj në konferencën për gazetarë ka treguar se ministria që ai drejton ka shtuar intensitetin e punës dhe se, brenda kësaj jave kanë formuar bordin për licencimin e institucioneve private për bërjen e testimeve për Covid-19.

“Në këtë aspekt janë hapur procedurat për sigurimin e aparaturave dhe testet serologjike që mund të na mundësojnë ta shohim imunitetin te qytetarët”, tha Zemaj.

Tutje Zemaj ka njoftuar se kanë ndërmarrë disa veprime të reja duke formuar borde e duke fuqizuar kapacitetet me rekrutimin e 200 profesionistëve në QKUK, në QKMF-të brenda Kosovës.