75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Tubimet masive që kemi parë, kanë kriju dilema tek qytetarët nëse ka COVID

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, por që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Debat Plus ka thënë se situata është e menaxhueshme.

Ai gjithashtu kritikoi edhe qeverinë Kurti, duke thënë se kur ka pranuar detyrën, s’ka pas asnjë dokument zyrtar se çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, i njëjti komentoi edhe deklaratën e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili gjatë protestës së sotme tha që koronavirusi është gënjeshtër.

“Në momentin kur e kam drejtu komitetin kanë qenë këto shqetësime.

Ne kem pas tubime masive, pa u respektu asnjë të drejtë të individit për ruajtje të jetës, dhe pjesa tjetër kur sheh asi pamje, ngritet dilemma a ka COVID  a s’ka.

Edhe sot që këngëtarët e gastronomët janë në shesh kam shku ju kam ba thirrje që të shpërndahen.

S’kam dasht m’i pa të mbledhur pa distancë e maska. Këto pamje ngrisin dilema në publik. Pse s’ka ndërhy Policia, ministri e ka gjet një vendim që i ndalon tubimet, por një ish-ministër i Punëve të Brendshme ka pas vendim që i ka leju tubimet.

S’kam pas kohë e as hapësirë, që për 7-8 ditë t’i strukturoj në një vendim.

Do ta rishqyrtoj çështjen e  dasmave, takimet e njerëzve, janë pjesë e manualit, nëse ka strikt të rekomandimeve do të ecim në atë drejtim.  Duhet të shikojmë edhe kufijtë ajror, për shkak të mërgatës”, tha ai./Indeksonline