12:06 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Zemaj: Urime 28 Nëntori për të gjithë qytetarët, në veçanti personelit shëndetësor që për 9 muaj dëshmuan përkushtim të pashoq

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook i ka uruar gjithë shqiptarëve festën e 28 nëntorit, në veçanti stafit mjekësor që këtë vit kanë bërë punë të jashtëzakonshme.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të zbatojnë masat, të bartnin maska, të ruajnë distancën dhe të mbajnë higjienën, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Festa e madhe e 28 Nëntorit, këtë vit, na gjen në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Sot, gjatë vizitës në Klinikën Infektive dhe në IKShPK, ju uruam stafit 28 nëntorin, festen e flamurit, me këtë rast gjeta mobilizim të plotë profesional e njerëzor kundër virusit si dhe përkujdesje maksimale ndaj pacientëve.

Urime festa e 28 nëntorit të infektuarve me dëshirën më të madhe që ta kaloni me lehtësi dhe ktheheni në gjirin familjar.

Urime 28 Nëntori për të gjithë qytetarët, në veçanti personelit shëndetësor që për nëntë muaj dëshmuan përkushtim të pashoq.

Zbatoni masat anti Covid, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!

Bashkë ia dalim!