Zemaj vizitë zyrtare në vendlindje, dërgon edhe një donacion

Armend Zemaj, ministri i Shëndetësisë, sot ka vizituar vendlindjen e tij, Deçanin, shkruan IndeksOnline.
Zemaj atje dërgoi një donacion simbolik me materiale mjekësore mbrojtëse.
Ai tha se Deçani do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështeten projektet e caktuara, e do te ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Postimi:
Në Deçan me drejtorin Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF “Adem Ukehaxhaj” z. Selmon Berisha dhe stafin biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.
Me këtë rast dërguam një donacion simbolik me materiale mjekësore mbrojtëse.
QKMF e Deçanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë.
Konfirmova se Deçani do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështeten projektet e caktuara, e do te ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.