12:27 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj viziton FSK-në, diskutohet për kapacitetet në menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti kanë vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas kësaj vizite, Zemaj deklaroi se u diskutua për kapacitetet e FSK-së, në menaxhimin e mëtutjeshëm të pandemisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës z.Avdullah Hoti, viztuam Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku diskutuam për kapacitet e FSK-së, në menaxhimin e mëtutjeshëm të pandemisë!