75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj viziton Klinikën e Onkologjisë, sheh nga afër zgjerimin e kapaciteteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Zemaj tha se ka parë nga afër zgjerimin e kapaciteteve (bunkeri për vendosjen e akceleratorëve linearë) për trajtimin e të prekurve nga sëmundjet malinje.

“Përkushtimi ynë është sigurimi i pajisjeve moderne për trajtim sa më gjithëpërfshirës të pacientëve me këto sëmundje të rënda, nga profesionistët tanë shëndetësorë”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Zemaj shtoi se lufta kundër sëmundjeve malinje është angazhim për t’i parandaluar ato, për të përmirësuar trajtimin, zgjatjen e kualitetit të jetës dhe shpëtimin e jetëve, përmes zbulimit të hershëm dhe trajtimit të avancuar mjekësor./Indeksonline/