Zemaj viziton Qendrat e Ekselencës, thotë se një ditë jo të largët edhe Kosova do të jetë pjesë e NATO-s

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka zhvilluar një vizitë në Qendrat e Ekselencës të akredituara nga NATO të cilat po prezantojnë ekspertizën e tyre në Selinë Qendrore te NATO-s.
Zemaj shkruan se Qendrat e Ekselencës (COE) janë organizata ushtarake ndërkombëtare që trajnojnë dhe edukojnë drejtues dhe specialistë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Ato ndihmojnë në zhvillimin e doktrinës, identifikojnë mësimet e nxjerra, përmirësojnë ndërveprueshmërinë dhe aftësitë dhe testojnë dhe vërtetojnë konceptet përmes eksperimentimit.
“Me besim të plotë drejt të ardhmes euroatlantike, ku një ditë jo fort larg edhe Republika e Kosovës do të jetë pjesë e jetës dhe punës në #NATO”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Postimi i plotë i Zemajt:
Vizitë në Qendrat e Ekselencës( Centres of Excellence (COEs)) të akredituara nga #NATO të cilat po prezantojnë ekspertizën e tyre në Selinë Qendrore në NATO në “Marketplace të COE 2022”.
Qendrat e Ekselencës (COE) janë organizata ushtarake ndërkombëtare që trajnojnë dhe edukojnë drejtues dhe specialistë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Ato ndihmojnë në zhvillimin e doktrinës, identifikojnë mësimet e nxjerra, përmirësojnë ndërveprueshmërinë dhe aftësitë dhe testojnë dhe vërtetojnë konceptet përmes eksperimentimit.
Njëri nga programet e COE është edhe Asistenca e Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance (SFA). Ajo është e vendosur në në Romë të Italisë. E veçanta e këtij programi(Ekspertiza) është: promovimi i stabilitetit dhe përpjekjeve rindërtuese për skenarët e konfliktit dhe pas konfliktit përmes mësimeve të nxjerra, analizave të edukimit dhe trajnimit, zhvillimit të koncepteve dhe aktiviteteve të doktrinës.
Ishte kënaqësi e veçantë që platforma e programit në stendën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance (SFA), gjatë ditës së djeshme po prezeantohëj nga oficeri i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë🇦🇱, Major Jetnor Zogu, Shef i Sektorit për Analizë dhe Mësime post konflikte ushtarake në SFA në Romë.
Me besim të plotë drejt të ardhmës euroatlantike, ku një ditë jo fort larg edhe Republika e Kosovës do të jetë pjesë e jetës dhe punës në #NATO.