Zemaj: VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar lidhur me Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së që është mbajtur këto ditë në Prishtinë.
Sipas Zemajt, VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?”.
‘’Fjalimeve të Vetëvendosjes që i mbajtën sot para audiencës së tyre, i përshtatet një libër voluminoz me titull ‘Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?’.E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë’’, ka thënë Zemaj.
Ai ka shkëputur disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë
Postimi i plotë :
Fjalimeve të Vetëvendosjes që i mbajtën sot para audiencës së tyre, i përshtatet një libër voluminoz me titull ‘Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?’.
E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë:
-Emërimi dhe shkarkimi i katër ministrave edhe emërimi i vet kryeministrit në krye të komitetit ekzekutiv.
-Emërimi dhe shkarkimi i katër drejtorëve të ShSKUK-së dhe emërimi e shkarkimi i drejtorëve të spitaleve rajonale e klinikave në spitale.
-4 vite – vetëm një ligj të miratuar edhe ai i pa zbtatuar në praktikë për shkak të paaftësisë e intersit të mafisë farmaceutike.
-Asnjë reformë në legjislacion, pa strategji të shendetësisë.
– Pa sistem informativ shëndetësor.
– Pa sigurime shëndetësore.
-Ikje e mjekëve e infermierëve, fyrje e demotivim i punës së tyre.
-Skandale një pas një, vrasje e gruas shtatëzënë në derë të klinikës, djegie e pacientit në klinikë, mbetje të fëmiut në lavatriçe e plotë skandale tjera.
-Mungesë të gjërave elementare, prej barnave të domosdoshme e deri te shiringat e infuzionet, pos atyre të blere nga Serbia e mos të flasim për mjete higjienike.
-Renovime parciale me plotë defekte e më shumë afera korruptive.
-Tre vjet zero investime për ndertimin e QKMF-ve në Drenas, Istog, Ferizaj e Shtimje.
-Tender 20 milionesh për klinikën e emergjencës, që 4 vjet asnjë progres.