Zemaj zotohet të vazhdohet projekti: ”Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pasur një takim online me ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando, ku kanë diskutuar për vazhdimin e implementimit të projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria italiane.
“Projekti ka filluar në vitin 2009 dhe në mars të vitit 2010 është aprovuar buxheti me vlerë 3,069,900,30, por që ka ngecur implementimi I tij. Investimet që do të bëhen me këtë projekt kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve për Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe për Infeksionet Intraspitalore”, ka njoftuar Zemaj në Facebook.
Gjatë këtij takimi u qartësua se si do të zhvillohet tutje ky projekt me rëndësi të veçantë.
“Nuk do të lejoj që projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”, të jetë peng i neglizhencës”, ka thënë Zemjaj.
