Zemaj uron Ahmetin për titullin e ri: Bashkëpunimi me kryetarët e komunave, qenësor për luftën ndaj Covidit

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
E, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar Ahmetin për këtë titull.
Ai ka thënë se bashkëpunimi me kryetarët e komunave është qenësor për koordinim të mëtejmë për ta luftuar COVIDIN-19.
Ky është postimi i Zemajt:
Mikut tim, kryetarit të Lipjanit, z. Imri Ahmeti i uroj zgjedhjen kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Duke e ditur që para vetes, do ta kemi edhe për një kohë prezent pandeminë, natyrshëm që bashkëpunimi me kryetarët e komunave është qenësor për koordinim të mëtejmë për t’i dalë përballë virusit Covid-19.
Suksese z. Ahmeti!
