19:12 / E Premte, 17 Janar 2020

“Zemër” e Dhurata Dorës dhe Soolking, arrin një tjetër sukses

Është një nga këngët që shënuan vitin e kaluar në muzikën shqiptare dhe jo vetëm.

Por, kënga “Zemër” është padyshim projekti më i madh i Dhurata Dorës të cilin e solli në bashkëpunim me reperin algjerian, Soolking.

“Zemër” numëron mbi 396 milionë klikime në kanalin “Youtube”, ndërsa tani ka arritur edhe një tjetër sukses.

 Kënga “Zemër” është certifikuar me pllakatën “Platinum”, këtë e ka bërë të dutur vet Dhurata përmes një postimi në Instagram.

Kujtojmë që krahas kësaj, Dhurata vitin që lamë pas solli edhe një tejtër bashkëpunim të suksesshëm me artistin frances, Matris Gims./Indeksonline/