75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Zemër” e Dhurata Dorës dhe Soolking në mesin e këngëve më të dëgjuara në Francë

Bashkëpunimi në mes të Dhurata Dora dhe SoolKing rezultojë të jetë mjaft I suksesshëm.

Kënga ‘Zemër’ kaloj kufijtë dhe po vazhdon ende të dëgjohet në gjithë botën, deri më tani ky projekt ka arritur mbi 344 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

Ndërsa së fundi kjo këngë ka arritur edhe një tjetër sukses ndërkombëtar, këtë e ka bërë të ditur vet reperi francez në një postim në Instagram.

“Zemër” është renditur në mesin e 5 këngëve më të dëgjuara në Francë.

Kujtojmë që Dhurata së shpejti pritet të lansoj këngën e re me videoklip, ndërsa gjatë ditë së sotme (e premte) publikoj bashkëpunimin me këngëtarin francez,  Maitre Gims./Indeksonline/