15:29 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Zemërimi i dy prindërve pasi dy djemtë e tyre vdesin brenda një muaji

Dy vëllezer të lindur me të njëjtin çrregullim të trurit vdiqën brenda një muaji.

Charlie 3 vjeçar dhe Noah i porsalindur, kishin polymicrogyria,gjendje kjo e cila truri nuk zhvillohet siç duhet në mitër.

Z.Corcoran tha se ndihet sikur është “tronditur prej jetës” pas humbjes shkatërruese.

Noah vdiq disa orë pasi u lind kur mjekët zbuluan se kishte polymicrogyria dhe një zemër të pazhvilluar, ndërsa Charlie vdiq tri javë më vonë.

“Noah theu zemrën tonë në copa dhe Charlie mori gjithçka  që kishte mbetur” tha zoti Corcoran 29 vjeçar nga Irlanda e Veriut.

“Që nga ajo kohë ne jetojmë bosh dhe ndjehemi si njerëz të ndryshëm,ne po përpiqemi të kalojmë çdo ditë”.

“Gjëja më e vështirë është të mos kemi djemtë tanë dhe të mundohemi të jetojmë pa ta” u shpreh ai.

Ndërsa e ëma e tyre Znj.Corcoran 23 vjeç, tha “Ne kurrë nuk do të jemi njejtë përsëri,jemi shumë të vetmuar, ka kujtime të djemve kudo.Të kesh fëmijë përsëri është diçka shumë e vështirë për ta menduar” u shpreh ajo . /Indeksonline/