Zemërohen veteranët e luftës, paralajmërojnë pengimin e procesit zgjedhor
Veteranëve të luftës po u humbet durimi. Disa prej tyre paralajmërojnë bllokimin e procesit zgjedhor në shenjë revolte për padrejtësitë që thonë se u janë bërë nga qeveritë e kaluara, e që po vazhdojnë t’u bëhen edhe nga qeveria e sotme.
Në adresë të AktivPress ka ardhur një letër nga ushtari i Dukagjinit, Shqiprim Lika, i cili edhe në emër të bashkëluftëtarëve të Brigadës 132 “Myrt Zeneli”, alarmon institucionet se do të ndërmarrin veprime të dhimbshme për vendin, përkundër vullnetit të tyre.
Në letër, ai shkruan se veteranëve të vërtetë s’u ka mbetur tjetër pos që të riorganizohen edhe njëherë si në kohën e luftës, ose të bëjnë vetëvrasje.
Letrën e plotë të Shqiprim Likës mund ta lexoni në vazhdim!
Veteranëve s’u ka mbetur rrugë tjetër vetëm që tash pas 18 vitesh pas përfundimit të luftës, të vihemi në një situatë të pakëndshme e të vështirë. Në mendjet tona është duke lëvizur më ngulm ideja që prapë t’i rrokim pushkët!
Mos na pyetni se kujt do t’i themi tash “Stop” se mjaft na mbytët!!
Mjaftë na gënjyet e na shantazhuat deri sa na i kapet votat!!
Turpi qoftë mbi juve!
S’kemi rrugëdalje tjetër- tashmë po shihet i ka ardhur fundi këtij pisllëku!
Jeta dhe padrejtësitë e panumërta të cilat na i bëtë në vazhdimësi ende s’kanë të ndalur.
Turp kombëtar!
Qeveri pas qeverie, e pushtet pas pushteti, duke na gënjyer, shantazhuar e manipuluar deri tash tek kjo e fundit që me së paku e kemi pritur!!
Komandant mos të qoftë hallall.
Kujt po i teket po luan më ndjenjat e veteranëve dhe gjithë kategorive të dala nga lufta e ish UÇK-së.
Duke i parë rrethanat skandaloze ditëve të fundit, sjelljet e institucioneve të shtetit për të cilin bëmë shumë!
Janë shumë të pandërgjegjshme, jo konvencionale, të papjekura e aspak serioze!!
E aq më pak njerëzore, morale e kombëtare!
Stërzgjatja e lojërat joserioze të cilat po i bëjnë institucionet e vendit, janë aq të dëmshme, shumë skandaloze e vështirë të riparueshme!
Po ju betohem që nëse fillon ky zemërim yni të reflektoj më plot të drejtë kundër jush dhe institucioneve, do të jetë zemërim e dhembshëm!!
Por po ju siguroj do të jeni pishman përjetësisht!!
Prandaj jeni duke na imponuar të lëvizim dhe për kundër vullnetit tonë!!!
Tash dhe publikisht, po ju paralajmërojmë që është i pandalshëm një organizim vullnetar njerëzor që t’ ju kundërvihemi.
Nuk do të jete dhe aq i mëshirshëm zemërimi ynë kundër jush që shkelet mbi gjakun mundin sakrificën e këtij populli!
Në veçanti mbi gjakun e dëshmorëve, mundin, djersën , plagët e invalidëve dhe veteranëve të vërtetë të UÇK-së.
Unë dhe bashkëluftëtarët e mi, përkundër vullnetit tonë po detyrohemi të dalim nga vetja jonë.
Jemi të detyruar të riorganizohemi kundër kësaj dhune psikike që po bë bëni, të ngrihemi fuqishëm kundër kësaj lufte speciale që po ushtroni kundër ne veteranëve të luftës!
Rruga e vetme është një riorganizim kundër padrejtësive, shantazhit e së keqes së madhe që nuk ka të ndalur nga asnjë pushtet!!
Përkundër vullnetit, disa nga veprimet tashmë janë të planifikuara.
Tash jemi të detyruar ta pengojmë të gjithë procesin zgjedhor.
Më mjete paqësore përveç bojkotit zgjedhor!!.
Se nuk na ka mbetur rrugë tjetër ose të bëjmë vetëvrasje gjithë ne veteranët!
Ose t’i shpallim pasiguri ministrit të Financave dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sepse nuk na latë rrugë tjetër. Na paqitë në qafë ju institucione të vendit !!
(Në emër të bashkëluftëtarëve, Shqiprim Lika)./AktivPress