75 Mall Live Search
16:42 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Burim

“Zemra e qytetit nuk do të lihet mbrapa pas 12 tetorit”, Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planet për Prishtinën e Vjetër

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte nga ora 19:00 do të prezantojë planin e tij për Prishtinën e Vjetër. Takimi do të mbahet në shkollën “Elena Gjika”, ku ai ka ftuar qytetarët të bashkohen për të dëgjuar projektet konkrete për këtë zonë.

Ismaili ka theksuar se Prishtina e Vjetër, është një lagje me vlerë historike e kulturore, por që për dekada është lënë pa investime të nevojshme. “Në këtë lagje janë rrënjët e Prishtinës, dhe kjo lagje meriton zhvillim, jo mungesë investimesh,” ka deklaruar ai.

Projektet identifikuese të Ismailit për këtë lagje të rëndësishme përfshijnë:

Ndërtimin e qendrës komunitare multifunksionale;

Një çerdhe të re për fëmijët e lagjes;

Organizimin dhe mbulimin e kabllove elektrike;

Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë publike;

Zgjerimin e ngrohjes qendrore të qytetit;

Rishikimin e planit rregullues të lagjes;

Rinovimin e shtëpisë së pleqve.

Takimi i sotëm në Prishtinën e Vjetër është pjesë e turit të Uran Ismailit në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit, ku ai po prezanton projekte konkrete që synojnë të ofrojnë zgjidhje të prekshme për problemet e përditshme të qytetarëve.

Video e plotë: