13:40 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

“Zemra ime është thyer “, reagon Harry Styles pas sulmit në Kopenhagë

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një sulm në një qendër tregtare në Kopenhagë.

Një 22 vjeçar vrau të paktën tre persona e disa të tjerë mbetën të plagosur. Kjo ishte arsyeja që u anulua koncerti i këngëtarit britanik, Harry Styles, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi në Twitter ai u shpreh se është zemërthyer dhe bashkë ndjen me njerëzit e Kopenhagës.

Zemra ime është thyer dhe bashkë ndjej për njerëzit e Kopenhages. E dua këtë qytet. Njerëzit janë të ngrohtë dhe plot dashuri. Jam i thyer për viktimat, për familjarët dhe të gjithë ata që u prekën. Më vjen keq që nuk ishim bashkë për një performancë të paharruar. Ju lutem kushtoni vëmendje njëri-tjetrit”, shkroi ai.

Styles ishte planifikuar të performonte në Royal Arena të dielën mbrëma, e cila gjendej pranë qendrës tregtare ku ndodhi ngjarja tragjike./Indeksonline/