14:36 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Zemra nuk i punoi për 45 minuta, mjekët amerikanë arritën ta shpëtojnë alpinistin e vdekur

Kishte bërë bujë zhdukja e një alpinisti në Parkun Kombëtar Amerikan. Michael Knapinski (45) humbi javën e kaluar në Parkun Kombëtar Rayner, ku temperaturat ishin jashtëzakonisht të ulëta.

Pasi u gjet, ai u dërgua me helikopter në një spital të Seattle. Kur arriti në spital ai kishte puls, por që më pas zemra e tij ndali së rrahuri, shkruan Indeksonline.

Një ekip mjekësh më pas bëri reanimacion kardiopulmonar në Knapinski dhe e lidhi atë me ECMO, një pajisje që derdhte gjak nga trupi i tij në mushkëri dhe zemër, duke mundësuar kështu shkëmbimin e oksigjenit dhe mirëmbajtjen e rrjedhjes së gjakut në trup.

Pas 45 minutash, zemra e tij filloi të rrihte përsëri, dhe dy ditë më vonë ai u zgjua. Dr. Janel Badaluk ishte ai që udhëhoqi këtë mrekulli shërimi.

Knapinski, i cili është ende duke u rikuperuar, tha se posa të del nga spitali do të rikthehet përsëri në pasionin e tij si alpinist./Indeksonline/