10:02 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Zendaya’s i ndalohet hyrja në restorant, shkaku i veshjes

Zendaya pësoi një moment të sikletshëm gjatë vizitës së saj në Romë, pasi iu refuzua hyrja në një restorant luksoz për shkak të kodit të rreptë të veshjes.

Aktorja 26 vjeçare, i cila kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë bezhë, u përpoq të darkonte në “Terrazza Borromini” të qytetit italian, gjë që kërkon një veshje të stilit ‘smart casual’ për mysafirët.

Ndonëse ylli kishte një rezervim, ajo u largua nga restoranti për shkak të veshjes së saj.

Zendaya u fotografua nga paparacët duke pasur një ndërveprim me stafin e restorantit. Ajo dhe shoqëruesit e saj përfunduan duke darkuar në një piceri aty pranë pas incidentit.