Zendeli konfirmon largimin nga garat e F2, shkaku i kushteve financiare

Për shkak të kushteve financiare, piloti shqiptar i Formula 2, Lirim Zendeli ka njoftuar tërheqjen nga garat.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Zendeli ka njoftuar se të paktën përkohësisht nuk do të mund të garoj në këto nivele.

Zendeli ka fituar shumë gara në Formula 2, madje duke lënë mbrapa edhe djalin e Schumacherit.
Ky është njoftimi i Lirim Zendelit:
ërshëndetje ndjekës / fansa / miq
Fatkeqësisht kam një lajm të trishtuar.. Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia e ka ulur edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ulët. Fillimisht do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur. Sidomos Ajdini i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pa mbajtura nga dikush tjetër. Jam krenar që munda të marr shansin për të garuar në F2 nga një “familje normale” financiarisht. Do të doja të falënderoja gjithashtu @officialmpmotorsport i cili ka qenë i durueshëm dhe mbështetës gjatë gjithë kohës. Të kuptoj se duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.