75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Zendeli me skuadër të re, po bëhet gati për Formula 1

Lirim Zendeli ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Formula 2, Mp Motorsport.

Piloti shqiptar është gati për të marrë aventurën e re që do të jetë hap shumë i rëndësishëm për kalimin në Formula 1, ku edhe është synimi kryesor.

“Sot shënon një ditë shumë shumë e veçantë për mua… Më në fund mund t’ju them se unë do të pilotoj për MP Motorsport për vitin tim të parë në Formula 2. Jam shumë falënderues dhe 100% gati të vazhdojë me performancën e fort që ekipa tregoji në 2020”, ka shkruar Zendeli në rrjetet sociale.

Zendeli ishte i jashtëzakonshëm në garat e tij në Formula 3 gjatë botërorit të kaluar. /IndeksOnline/