Zeneli dhe Berisha sonte përballë Paris SG

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet
takimi ndërmjet Reims dhe Paris SG, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në
Ligue 1.
Pjesë e këtij dueli nga radhët e Reims do të jetë dyshja kosovare, Arbër Zeneli
e Valon Berisha, që sonte do të mundohen të japin maksimumin në këtë takim,
shkruan IndeksOnline
Pritet që dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës këtë takim ta fillojnë nga
minuta e parë.
Kujtojmë se Parisi tashmë ka gjashtë pikë të grumbulluar dhe ndodhet në pozitën e 8 në tabelën e Ligue 1. Ndërkaq, Reims zë pozitën e 19’të me vetëm 1 pikë.