Zeneli drejt largimit nga Elfsborgu, merr një ofertë tunduese nga Arabia Saudite
Arbër Zeneli mund të largohet nga Elfsborgu në orët e fundit të merkatos së janarit.
Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Arabia Saudite, me Al-Taawoun që ka shprehur interesim për të.
Zeneli duket i gatshëm të mbyllë aventurën e tij në Suedi dhe të nisë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.
Raportohet se bisedimet mes klubeve dhe përfaqësuesve të lojtarit janë aktualisht në zhvillim, ndërsa afati kalimtar dimëror në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt, çka e bën këtë lëvizje të mundshme në ditët në vijim.
Zeneli, që nga rikthimi i tij te Elfsborgu ka bërë 55 paraqitje, ku shënoi 9 gola dhe 10 asistime./IndeksOnline/

