75 Mall Live Search
08:15 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Zeneli futbollisti më i mirë i ndeshjes me Marseille

Marseille është ndeshur me Remis në kuadër të xhiros së 16-të të Ligue 1.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, për Remis u paraqitën edhe Valon Berisha e Arbër Zeneli.

Ky i fundit u bë protagonist pasi u përfshi në golin e Remis, dhe në fund u votua nga tifozët si lojtari i ndeshjes.

Zeneli ka marrur 38% të votave të tifozëve, të cilët kanë menduar se paraqitja e tij ishte më e mira në fushë.

Remis ende po vuan me formën e dobët, ata qëndrojnë në vendin e 16-të me 14 pikë, por dyshja kosovare sigurisht që me formën e tyre të mirë do të jenë faktor ndikues në ekip në të ardhmen.