Zeneli hyn si zëvendësues dhe realizon gol
Përvec golit të Vedat Muriqit ndaj Galatasarayt dhe asistimit të Milot Rashicës, edhe Arbër Zeneli ishte protagonist me skuadrën e tij.
Sulmuesi kosovar shënoi në humbjen 3-2 të skuadrës së tij ndaj Caen.
Zeneli hyri si zëvendësues në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 82-të të ndeshjes shënoi nga pika e penalltisë dhe e ktheu në lojë skuadrën e tij, mirëpo edhe tetë minutat e kohës së rregullt nuk i mjaftuan Stade de Reims për të shënuar fitore.
Në 14 ndeshjet me klubin francez këtë sezon, Zeneli i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar po aq. /IndeksOnline/