75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zeneli i befasuar: Nuk e kam pritur këtë çmim

Arbër Zeneli është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2018 në Kosovë.

Në ceremoninë e sotme të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, sulmuesi i Kosovës fitoi çmimin kryesor.

Megjithatë, ai ka zbuluar se nuk e ka pritur aspak që do ta fitonte këtë epitet, transmeton IndeksOnline.

“Nuk e kam pritur këtë çmim. Para dy-tri dite më kanë ftuar, erdha me shumë gëzim, e fitova çmimin dhe tani ëndrra ime është bërë realitet”.

“Ishte një vit shumë i mirë, si me skuadrën time Heerenveen, ashtu edhe me Kosovën”.

”Ka shkuar shumë mirë dhe dua të falënderoj lojtarët dhe stafin që më kanë ndihmuar të fitoj këtë çmim”, tha Zeneli për Insporti.

Tutje, Zeneli ka folur edhe për gjasat e Përfaqësueses për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

“Fillimisht i kemi kualifikimet e rregullta në grup, por të gjithë ne e kemi në mendje edhe ndeshjen me Maqedoninë”, u shpreh Zeneli./IndeksOnline/