75 Mall Live Search
23:34 / E Diele, 06 Shtator 2020 / C E

Zeneli: Isha nervoz me paraqitjen time, me Maqedoninë jemi 100%

Arbër Zeneli, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur i nervozuar për humbjen 1-2 në Fadil Vokrri nga Greqia.

Greqia ishte më e mirë, dhe fituan lojën”, tha fillimisht ai.

 “Nervoz teksa dola nga loja? Me paraqitjen time isha nervozë dhe paraqitjen e gjithë ekipit sepse nuk na shkoi asgjë mirë, jo siç kemi dashur”.

Nuk kemi qenë e gjithë skuadra bashkë, kemi pasur shumë mungesa, s’kemi punuar shumë siç kemi dashur, por kundër Maqedonisë besoj se do të jemi 100%”.

Në këtë ndeshje Kosova nuk i pati lojtarët që luajnë në Gjermani dhe Zvicër për shkak se klubet nuk lejuan të vinin në Prishtinë. /IndeksOnline/