75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 03 Shtator 2024 / AR

Zeneli konfirmon refuzimin e Kosovës: Suedia është e duhura për mua!

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti e ka konfirmuar refuzimin që i ka bërë ftesës së Kosovës. Futbollisti i Elfsborg ka thënë se Suedia është përfaqësuesja e duhur për të.

“Jam ftuar të Kosova por e kam refuzuar. Tani duhet të fokusohem të luaj mirë dhe të pres ftesën nga Suedia në të ardhmen. Ndjehem mirë që e kam marrë këtë vendim. Suedia është e duhura për mua.

Vëllai Arbëri dhe familja më kanë mbështetur plotësisht në këtë vendim. Nuk kam pasur absolutisht asnjë problem”, ka thënë Besfort Zeneli për Sportbladet./Indeksonline/