75 Mall Live Search
22:03 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zeneli me paterica kthehet në fushë

Derisa gjithçka dukej se po shkonte mirë për përfaqësuesen e Kosovës, një ndër lojtarët kyç, Arbër Zeneli, u lëndua.

Ai për shkak të një lëndimi në gju është larguar nga loja e cila është duke u zhvilluar në Podgoricë me përfaqësuesen malazeze.

20 vjeçari Edon Zhegrova ishte ai që e zëvendësoi.

Mirëpo, sulmuesi anësor, Zeneli është kthyer përsëri në fushë. Ai është parë duke lëvizur me paterica.

Ndryshe, Kosova deri më tani ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, derisa është duke udhëhequr 0 me 1 . /Indeksonline/