Zeneli nuk aktivizohet në humbjen nga Monaco

Reims humbi në shtëpi 0-1 nga Monaco në kuadër të xhiros së 36-të në Ligue 1.
Mesfushori kosovar Arbër Zeneli ishte në bankën rezervë, ndërsa trajneri David Guion nuk e inkuadroi asnjë minutë në lojë.
Përfaqësuesi tjetër kosovar i Reimit, Valon Berisha nuk ishte i përfshirë pasi po vazhdon të rikuperohet pas operimit.
Berisha pritet të kthehet në fillim të edicionit të ardhshëm.
/Indeksonline/