Zeneli pranë largimit nga Heerenveen, vjen oferta zyrtare nga klubi i madh
Arbër Zeneli pritet që shumë shpejt t’i japë fund aventurës së tij në Heerenveen.
Zeneli, që po vazhdon të shkëlqejë në çdo ndeshje në kampionatin holandez, Eredivisie, ka marrë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Këtë sezon, në 16 ndeshje të zhvilluara, Zeneli ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar gjithsej 10 asistime, transmeton IndeksOnline.

Përveç se në Eredivisie, sulmuesi kosovar po mahnitë edhe në nivelin ndërkombëtar, ku në 15 ndeshja ka shënuar 6 gola.
Tani, gjiganti turk, Galatasaray është vënë pas yllit të Kosovës dhe dëshiron ta transferojë qysh në janar.
Siç raportojnë mediat, përcjellë Kosovan Footy, klubi ku trajner është Fatih Terim, ka ofruar 2.5 milionë euro për kosovarin.

Përndryshe, sipas Transfermarket, vlera aktuale e Zenelit në tregun e transferimeve është 6 milionë euro./IndeksOnline/