75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 03 Gusht 2025 / Burim

Zeneli shënon supergol dhe i dhuron fitoren Elfsborgut

Arbër Zeneli ka shënuar një supergol për skuadrën e tij, Elfsborgun, duke i dhënë një fitore të madhe në udhëtim.

Anësori dardan shënoi në ndeshjen ndaj Hackenit, të cilën ai dhe skuadra e tij e fituan 2-1.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së 18-të, të elitës së futbollit suedez.

Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të kurse golin për 2:0 e shënoi në minutën e 87-të.

Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i parë këtë edicion.

Vëllai i vogël i Arbër Zenelit, Besforti, e kompletoi ndeshjen, me 90 minuta në këmbët e tij. 

Në portë te skuadra kundërshtare, Hackeni ishte Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare.

Elfsborgu ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, derisa Hackeni është në vendin e dhjetë me 22 pikë.