14:10 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Zeneli starton me Reims në kërkim të këndelljes

Mesfushori kosovar Arbër Zeneli do të luaj nga fillimi me Reims kundër Lille në ndeshjen e javës së 31-të në elitën e futbollit francez.

Reims javën e kaluar u mposht 4-0 nga Strasbourg, pas një serie të mirë prej 10 ndeshjeve rresht pa humbje.

Skuadra e Zenelit synon të kualifikohet në Ligën e Evropës dhe aktualisht është në vendin e 6-të në tabelë me 46 pikë, 4 më pak se zona evropiane.

Zeneli në 8 ndeshje deri tani ka 2 gola dhe 2 asistime. /Indeksonline/