Zënkë mes familjarëve në Gjakovë, policia u gjen edhe armë e municion

Dy persona janë arrestuar dje në Gjakovë, pasi e sulmuan fizikisht njëri-tjetrin.
Sulmi fizik, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:40, ndodhi pasi palët kishin një zënkë ndërmjet vete, shkruan IndeksOnline.
Të përfshirët në rast, një grua dhe një burrë, kanë pranuar trajtim mjekësor pas zënkës, teksa policia ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, 16 copë fishekë të një kalibri dhe 28 fishekë të tjerë të një kalibri tjetër.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.
Rasti i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje” është duke u hetuar./IndeksOnline/