Zënkë në lokal, plagoset një person në Kaçanik

Një person ka mbetur i plagosur para pak çasteve në një lokal në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se deri të plagosja ka ardhur pas një zënke mes të dyshuarit dhe viktimës.
Ky i fundit është nisur menjëherë drejt emergjencës në Ferizaj.
Policia i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me rastin.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar…