75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / P M

Zenun Elezaj emëron Fadil Gashin nënkryetar të komunës së Klinës

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka marrë vendimin e parë për mandatin e ri, duke emëruar z. Fadil Gashi si nënkryetar të komunës.

Elezaj tha se Gashi sjell me vete një përvojë të gjatë politike në institucione lokale e nacionale, duke përfshirë punë si deputet në Kuvendin e Kosovës, anëtar dhe kryesues i Kuvendit Komunal për tri mandate, si dhe duke mbajtur pozita të tjera drejtuese në nivel qendror. Sipas tij, Gashi është gjithashtu një atdhetar i dëshmuar dhe një ndër themeluesit e shtabit të UÇK-së në Sferkë, ku ka shërbyer si komandant.