75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Zenun Elezaj me mbështetje të fuqishme në çdo cep të Klinës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, po vazhdon fushatën elektorale me takime të përditshme në vendbanimet e komunës së Klinës, në kuadër të synimit për mandatin e tretë si kryetar komune.

Në takimet e fundit të mbajtura në Poterq dhe Drenoc, Elezaj është pritur me entuziazëm nga qytetarët, të cilët i kanë dhënë përkrahje të madhe kandidaturës së tij dhe platformës së AAK-së për zhvillimin e komunës.

“Takimet elektorale po i vazhdojmë çdo ditë, me zemër plot dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Klinës. Në çdo vendbanim ku shkojmë, pritja është madhështore, entuziazmi i qytetarëve është i papërshkrueshëm dhe besimi që na jepni na bën më të fortë,” ka deklaruar Elezaj.

Ai theksoi se programi i tij është “më real, më i drejtë dhe më i mirë për Klinën”, dhe se përkrahja që po merr dëshmon qartë gatishmërinë e qytetarëve për të vazhduar rrugën e qeverisjes së drejtë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë javës, takime janë mbajtur edhe në Jashanicë, Perçevë dhe Gjurgjevik të Madh, ku sipas Elezajt, është konfirmuar përkrahja e gjerë qytetare për të vazhduar punën që ka nisur gjatë dy mandateve të tij të mëparshme.

“Ju jeni forca jonë, motivi ynë dhe arsyeja pse vazhdojmë me kaq vendosmëri. Më 12 tetor, fitorja është e AAK-së, por mbi të gjitha është fitorja e qytetarëve të Klinës,” ka përfunduar Elezaj./IndeksOnline/